Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

nga Kaltrina Berila29 janar 2024
Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Sot pritet që të mbajnë takime tri komisione parlamentare.

Së pari nga ora 10:00 pritet të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. Ata do të diskutojnë rreth buxhetit të komisionit dhe angazhimit të ekspertëve.

Ndërkaq, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të takohet sot në ora 11:00 me disa organizata joqeveritare.

Në anën tjetër, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit sot nga ora 11:00 do të mblidhet për t’i shqyrtuar propozimet për anëtarë të KPK-së nga radhët e Fakulteteve Juridike.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →