RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot mblidhet Komiteti për COVID-19

nga E.Bullaku4 mars 2021

Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të mblidhet sot, për të diskutuar lidhur me masat e vendosura për mbrojtjen nga koronavirus.

Takimi i këtij komiteti do të mbahet nën kryesimin e ministrit të detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Komiteti pritet të mblidhet në ora 11:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.

“Nën kryesimin e Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, sot mbahet takimi i radhës i Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19. Takimi mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, salla P-38, duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në njoftimin e MSH-së./21Media

Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin
LAJMI TJETËR →
Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin

Më të fundit

Të gjitha →