Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Sot mësohen gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës

nga B G20 prill 2023
Sot mësohen gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës

Katër ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Evropës do të zhvillohen sot nga të cilat edhe do të dalin çiftet gjysmëfinale të kësaj gare.

Roma do të përballet me Feynoordin me qëllimin e vetëm për ta përmbysur humbjen 1-0 nga ndeshja e parë dhe do ta kërkojë këtë para tifozëve të vet në “Olimpico”.

Ndërsa në stadiumin “Ramón Sánchez Pizjuán”, do të zhvillohet sfida e zjarrtë ndërmjet Sevillës dhe Manchester United. Rezultati i ndeshjes së parë është 2-2, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e sotme, përcjellë KosovaPress.

Juventusi do të kërkojë të kalojë në gjysmëfinale duke e ruajtur epërsinë prej një gola nga ndeshja e parë ndaj Sportingut, por nuk do të jetë e lehtë pasi do të luaj në udhëtim.

Sfida e fundit është ajo ndërmjet Royale Unionit dhe Bayer Leverkuzenit. Në ndeshjen e parë këto dy skuadra luajtën baras 1-1.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →