Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot në hytben e xhumasë u bëhet thirrje besimtarëve të iu bashkohen marshit “Liria ka emër“

nga B G31 mars 2023
Sot në hytben e xhumasë u bëhet thirrje besimtarëve të iu bashkohen marshit “Liria ka emër“

Bashkësia Islame e Kosovës ka ftuar besimtarët që t’i bashkohen marshit për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria ka Emër”, ”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Bashkësia Islame e Kosovës beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe vlerëson lart sakrificën e UÇK-së për lirinë e vendit, si një nga vlerat më të larta e të shenjta të popullit tonë. Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës fton dhe bën apel te të gjithë besimtarët që në shenjë respekti e vlerësimi për sakrificën sublime të UÇK-së, dhe për hir të të gjithë atyre dëshmoreve që dhanë jetën për liri, që më 2 prill 2023, të marshojmë të gjithë së bashku për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, në mënyrë që t’i dalim zot vlerave tona të shenjta.”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet ditur se sot në hytben e xhumasë në të gjitha xhamitë e Kosovës do t’u bëjë thirrje besimtarëve t’i bashkohen marshit për drejtësi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →