Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sot në Shqipëri nis vaksinimi me dozën e tretë te personat mbi 60 vjeç

nga Xh.D1 nëntor 2021

Nga sot (1 nëntor), në Shqipëri do të nisë vaksinimi me dozën e tretë për ata persona që e kanë kryer para 6 muajsh dozën e dytë të vaksinës antiCovid.
Përfitues të dozës së tretë janë personat mbi 60 vjeç. Me dozën e tretë do të duhet ta marrin edhe mjekët në vijën e parë nëse kanë 6 muaj që e kanë marrë vaksinën e dytë.
Prej fillimit të nëntorit do të ulet dhe fasha e vaksinimit në 16 vjeç. Për këtë grupmoshë, sipas ekspertëve të ISHP-së, rekomandohet vetëm vaksina Pfizer.
Ndërkohë që, do të kenë mundësi të vaksinohen edhe fëmijët deri në 12 vjeç me probleme shëndetësore.
Mbulesën më të lartë vaksinale ndaj Covid-19 e kanë grumposha mbi 70 vjeç. Ndërsa, bashkia me numrin më të lartë të të vaksinuarve është Gjirokastra me mbi 75% të popullsisë së vaksinuar.
Në të gjithë Shqipërinë janë administruar 1.9 milionë doza të vaksinës anti-Covid dhe rreth 890 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat./oranews

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →