Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”

nga Gentrita Xhemajli25 nëntor 2024
Sot nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”

Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Për nder të kësaj ngjarje do të organizohen disa aktivitete.

Nga ora 08:50, ora e parë e mësimit në Gjimnazin shoqëror “Ahmet Gashi”, në Prishtinë do t’i kushtohet kësaj teme.

Aty do të marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

E aktivitetet do të përmbyllen në orën 18:15, ku do të bëhet edhe shënimi i kësaj fushate. Aty do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovë Albin Kurti.

Ky aktivitet do të zhvillohet në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës.Aktivitetet e tjera.

10:00 – Klinika Mobile për Komunitetet joshumicë (Gjakovë);

11:00 – Thyerja e heshtjes: Fuqizimi i Zërave nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave (Ambasada e Italisë);

11:00 – Pikturimi i transformatorëve me ngjyrë portokalli (Rruga “Karl Gega”, Prishtinë);

14:30 – Lansimi i 1 milion shishe uji me llogon “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” (Ministria e Drejtësisë);

15:00 – Lansimi i Pullës Postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” (ZKM P32).

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →