Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Sot nuk hapen korridore evakuimi në Ukrainë

nga Xh.D13 prill 2022

Nuk do të ketë korridore evakuimi për civilët në Ukrainë sot, ka thënë një deklaratë zëvendëskryeministrja e vendit Iryna Vereshchuk.
Vereshchuk fajësoi trupat ruse për krijimin e një situate të rrezikshme përgjatë rrugëve.
Fatkeqësisht nuk i hapim sot. Në rajonin e Zaporizhzhia, pushtuesit bllokuan autobusët e evakuimit, dhe në rajonin e Luhansk, ata po shkelin armëpushimin”, ka thënë ajo.
Vereshchuk ka thënë se forcat ruse “jo vetëm që shpërfillin normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare, por ato gjithashtu nuk mund të kontrollojnë siç duhet njerëzit e tyre në terren”.
“E gjithë kjo krijon një nivel të tillë rreziku në rrugë, saqë jemi të detyruar të përmbahemi nga hapja e korridoreve humanitare sot”, shtoi ajo./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →