Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot pritet që të miratohen masat e reja anti-COVID

nga Kaltrina Berila4 shkurt 2022

Sot pritet që të miratohen masat e reja antiCOVID. Dje Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë u takua, për vlerësimin e situatës epidemiologjike ku edhe ka shqyrtuar masat që do të vendosen.
Në takimin e këtij komiteti që u mbajt të enjten, e që pjesë ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u vendos që të lehtësohen masat të cilat u morën më 21 janar e që hyrën në fuqi menjëherë më 22 janar.
Komiteti mbledhjen e së enjtes ka propozuar që kufizimi i lëvizjes të jetë deri në orën 00:00, ndërsa gastronomia të lejohet të ushtrojë veprimtarinë deri në orën 23:00. Po ashtu është propozuar që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina, pa pasur nevojë as për testin PCR, masë kjo që nxiti reagim jo vetëm të qytetarëve por edhe të institucioneve të vendeve fqinje.
Në 24-orët e kaluara u regjistruan edhe pesë vdekje dhe 2.110 raste të reja me COVID-19./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →