Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot pritet të arrijnë dhe 139 shtetas afganë në Kosovë

nga Venera Grabanica31 gusht 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se tashmë në Kosovë kanë mbërritur dy grupe të shtetasve afganë, të cilët janë akomoduar në ish-kampin e Bechtel Enkas.

Sveçla ka thënë se sot pritet të vijnë edhe 139 shtetas tjerë afganë me një fluturim të ri dhe të njëjtit do të akomodohen në të njëjtin kamp.
Sveçla ka treguar se deri tani nuk ka asnjë shtetas afganë të infektuar me COVID-19.
Të dilën në Kosovë ka arritur grupi i parë i afganëve të cilët kanë qenë 111, ndërsa mbrëm kanë mbërritur edhe 113 shtetas afganë./21Media 

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →