Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Sot protestojnë punëtorët teknikë

nga Egzona Mehmeti20 tetor 2020

Punëtorët teknikë, të cilët operojnë në Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Administratës së Pushtetit Lokal, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike do të protestojnë sot. Protesta e punëtorëve teknikë po bëhet për të kërkuar ngritjen e pagave. Kështu ka njoftuar Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Punëtorët do të protestojnë në objektin e ish-Rilindjes dhe aty do të qëndrojnë për gjatë gjithë ditës.

Ndërkaq, në orën 13:00 protestuesit do t’i vizitoi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka njoftuar se do të deklarohet edhe për media.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →