Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot rinis vaksinimi në Kosovë

nga Venera Grabanica5 maj 2021

Pas arritjes së 4 mijë e 680 dozave të vaksinës Pfizer/Biontech kundërCOVID-19, sot do të vazhdojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë nga e tërë Kosova. Vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

MSH dje pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →