Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot Samiti i Ballkanit Perëndimor

nga Egzona Mehmeti12 korrik 2017

Kosova përfaqësohet nga Kryeministri Mustafa

Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë, ku Kosova përfaqësohet nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa. Samiti i Triestes me moton “Forcimi i bashkëpunimit rajonal për një rrugë më të shpejtë drejt BE”, do të ketë në fokus projektet e përbashkëta dhe shihet si shans i mirë që kryeministrat dhe ministrat e punëve të Jashtme, Ekonomisë dhe Transportit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë bisedimet për forcimin e bashkëpunimit, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Në samitin e Triestes do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së,  Federica Mogherini, komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn dhe komisionarja për transport, Violeta Bulc./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →