Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot varroset Alinda Kikaj Idrizaj, e cila vdiq në aksidentin në Kroaci

nga Xh.D29 korrik 2021

Sot varroset Alinda Kikaj Idrizaj, e cila vdiq në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë.
Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet në orën 14:00, në Vitomiricë të Pejës.
Alinda, nënë e pesë fëmijëve, është vetëm një nga 10 viktimat e aksidentit të rëndë në Kroaci./21Media

“Varrimi i të ndjeres Alinda Kikaj-Idrizaj, nga Tomoci (Gurrakoc) bëhet të Enjëten, me 29 korrik në ora 14.00h, në varrezat në fshatin (Arbëresh) Vitomiricë. Funerali i të ndjerës Alinda Kikaj-Idrizaj, niset në ora 13.00h, nga shtëpia e babait Arif Kikaj, në Tomoc! Siq dihet, Alinda Kikaj-Idrizaj, nga Tomoci, humbi jetën në aksidentin e së dielës (25.07.2021) në Magjistralen në Slavonski Brod, në Kroaci! Alinda Kikaj-Idrizaj, ishte nënë e pesë fëmijjëve”, thuhet në njoftim.
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →