Sot në kampin Blevedere në Mitrovicë do të zbulohet pllaka përkujtimore për ish-policin hero Enver Zymberi.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, me ç’rast zyrtarizohet emri i ri i kampit që do të jetë “Enver Zymberi”.
Zbulimi i pllakës do të bëhet nga ora 17:00.
Kurti sot po ashtu do të bëjë homazhe pranë Lapidarit të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës, tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.
Enver Zymberi është polici i katërmbëdhjetë i rënë në detyrë. Ai u vra në operacionin e madh të Policisë së Kosovës kundër strukturave kriminale në veri të Kosovës.
Ai u qëllua nga Strukturat Paralele Ekstremiste Serbe më 26 korrik në Leposaviq, afër pikës kufitare në Bërnjak, gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Shtetit të Kosovës në pjesën veriore të vendit. /21Media











