Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Sot zhvillohen tri ndeshjet e mbetura të Superligës

nga Miranda Beqaj19 shtator 2021

Sot do të zhvillohen edhe tri ndeshjet e mbetura të Superligës së Kosovës për t’u kompletuar edhe xhiroja e pestë këtij edicioni.
Ballkani-Llapi dhe Malisheva-Feronikeli ishin dy ndeshjet hapëse, që u zhvilluan dje në kuadër të kësaj jave.
Kampioni aktual, Prishtina që nuk e nisi aspak mirë këtë sezon sot do të ballafaqohet me Dukagjinin nga ora 15:00.
Gjilani e pret Ulpianën, kurse sfida kryesore do të jetë ajo ndërmjet Drenicës dhe Dritës nga ora 16:00.
Drenica që po vazhdon të befasojë në këtë fillim të edicionit të ri ka 10 pikë dhe renditet në vendin e tretë në tabelë, kurse Drita është një pozitë më poshtë me tetë pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →