Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Southampton e kërkon Armando Brojën?

nga Xh.D16 janar 2022

Southampton raportohet se është duke zhvilluar bisedime me Chelsean për një marrëveshje të përhershme për Armando Brojën.
20-vjeçari u transferua në “St Mary’s” në një huazim një sezonal gjatë verës dhe që atëherë ka shënuar pesë gola në ligë për skuadrën e Ralph Hasenhüttl.
“Shenjtorët” janë të etur për të nënshkruar me Brojën dhe për të marr plotësisht kartonin e tij, por nuk është ende e qartë nëse Chelsea do të jetë i gatshëm ta lërë atë të largohet pasi ai shihet se e ardhmja e sulmit të skuadrës londineze.
Sipas “The Guardian”, drejtuesit e Southamptonit kanë kërkuar nga ata të Chelseat për çmimin që kërkojnë për shërbimet e sulmuesit shqiptar, por ende nuk kanë marr një përgjigje nga ana e tyre.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →