Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Southgate publikon listën për ndeshjet e muajit nëntor, mungon sërish Sterling

nga Venera Grabanica9 nëntor 2023
​Southgate publikon listën për ndeshjet e muajit nëntor, mungon sërish Sterling

Gareth Southgate e ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit nëntor, ku sërish vërehet mungesa e Raheem Sterling.

Edhe pse Sterling ka qenë një lojtar i rregullt në listën e Anglisë, ai nuk është ftuar në pesë grumbullimet e fundit të kombëtares, pavarësisht se ka treguar ngritje në formën e tij në Premier Ligë këtë sezon.

Në grumbullimin e Anglisë ka emra të njohur si Bukayo Saka, Jordan Henderson, Trent Alexander-Arnold dhe James Maddison, ndërsa John Stones dhe Eddie Nketiah mungojnë si pasojë e lëndimeve.

Një tjetër emër i njohur nga Chelsea që mungon është Reece James, edhe pse së fundmi ai u rikthye nga një lëndim që e mbajti jashtë fushave për një kohë të konsiderueshme.

Anglia po përgatitet të luajë me Maltën më 17 nëntor dhe Maqedoninë e Veriut më 20 nëntor, ndeshje këto të vlefshme për kualifikimet në Euro 2024.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →