Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Spanja do ta rihapë ambasadën e saj në Kiev

nga Miranda Beqaj18 prill 2022

Spanja do të rihapë ambasadën e saj në Kiev në ditët në vijim.
Kështu u bë e ditur nga kryeministri, Pedro Sánchez, i cili tha se diplomatët e saj do të kthehen në kryeqytetin ukrainas.
Sanchez ka thënë rihapja do të jetë një shenjë e re e përkushtimit të qeverisë dhe shoqërisë spanjolle ndaj popullit ukrainas.
Spanja evakuoi ambasadën e saj në Kiev më 27 shkurt, menjëherë pasi filloi pushtimi rus në Ukrainë. Ajo i transferoi ato funksione në Varshavën fqinje, Poloni.
Franca njoftoi javën e kaluar se ambasada e saj në Ukrainë do të kthehej “shumë shpejt” në Kiev nga Lviv, ndërsa Italia tha të shtunën se synon të rihapë ambasadën e saj në Kiev pas Pashkëve.
Sllovenia gjithashtu ka rihapur ambasadën e saj në Kiev që nga 28 marsi, sipas Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë. /21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →