Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Spanja mbështet hyrjen e Ukrainës në BE

nga Miranda Beqaj20 maj 2022

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, ka thënë se vendi i tij mbështet ambicien e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Komisioni Evropian do të nxjerrë një raport në qershor nëse do të pranojë kërkesën e Ukrainës për t’u bërë një kandidat për anëtarësim në BE.
E pushtuar nga fqinji i saj Rusia, Ukraina kërkon një pranim të shpejtë, të cilin vende si Holanda dhe Kroacia e kanë kundërshtuar.
Megjithatë, Albares tha se Spanja do të mbështeste pranimin e Ukrainës nëse raporti i qershorit nuk e këshillon atë.
“Nëse raporti i Komisionit Evropian është i favorshëm, Spanja do të mbështesë aspiratat e Ukrainës për t’u bërë kandidate, andej krerët e shteteve dhe qeverive do të takohen për të diskutuar mënyrat se si të ndodhë kjo”, tha ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →