Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Spanja po përballet me valën e katërt të të nxehtit

nga Venera Grabanica10 gusht 2023
Spanja po përballet me valën e katërt të të nxehtit

Spanja është duke u përballur me valën e katërt të të nxehtit këtë verë, pasi të mërkurën ka regjistruar temperaturën 44 gradë Celsius.

Televizioni spanjoll RTVE, ka raportuar për të nxehtë “ngufatës”, derisa në ballinën e të përditshmes spanjolle El Mundo titulli kryesor ka qenë: “Neuronet po shkrihen si gjalpi”.

Për gjithë territorin, ose pjesë të mëdha të rajoneve të Andaluzisë, Kastillës, Leonit, Madridit dhe Kastille-La Mançës, shërbimi shtetëror i motit e ka vendosur nivelin më të lartë të alarmit.

Në Madrid, ku temperatura është regjistruar 40 gradë Celsius pak para orës 19:00, shumë rrugë janë boshatisur.

Sipas meteorologëve, vala e të nxehtit do të nisë të dobësohet të premten.

Shërbimi shtetëror i motit ka paralajmëruar për rritje të rrezikut për zjarre pyjore në Spanjë, për shkak të thatësisë së madhe dhe erërave të fuqishme.

Në fillim të muajit korrik, bota është përballur me temperatura tejet të larta.

Në disa studime është thënë se një mot i tillë do të ishte gati i pamundshëm pa ndryshimet klimatike të nxitura nga njeriu.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →