Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Spanjë-Gjermani, nis përballja

nga Venera Grabanica27 nëntor 2022
Spanjë-Gjermani, nis përballja

Humbja nga Japonia në ndeshjen e parë e detyron Gjermaninë që të kërkojë vetëm fitore ndaj Spanjës në ndeshjen e dytë të grupit E për të mbajtur të hapur mundësinë e kualifikimit në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.
Gjermania pësoi disfatë me rezultat 2-1 nga Japonia, ndërsa rivali i sotëm i tyre, Spanja tregoi forcën duke e shkatërruar Kosta Rikën me rezultat të thellë 7-0.
Grupi E kryesohet nga Spanja, Kostarika dhe Japonia që kanë nga tre pikë kurse Gjermania është ende pa pikë.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Al Bayt”, ndërsa këto janë formacionet zyrtare:
Spanja: Simon, Alba, Laporte, Rodrigo, Carvajal, Busquets, Pedri, Gavi, Asensio, Ferran, Olmo.
Gjermania: Neuer, Rudiger, Raum, Kehrer, Kimmich, Goretzka, Gnabry, Muller, Musiala, Sule, Gundogan.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →