Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

“Spastrim etnik”, Lutfiu: Në Preshevë e Bujanoc për shtatë muaj u pasivizuan 200 adresa

nga B G14 gusht 2025
“Spastrim etnik”, Lutfiu: Në Preshevë e Bujanoc për shtatë muaj u pasivizuan 200 adresa

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu,   ka thënë se gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti janë pasivizuar 200 adresa në Preshevë e Bujanoc.

Ai e ka cilësuar këtë si  një spastrim i pastër etnik që po u bëhet shqiptarëve.

“Më datë 04.08.2025 i kërkova qasje në informacione stacioneve policore në Bujanoc dhe Preshevë, me pyetjen: Sa adresa janë pasivizuar në këto dy komuna, nga janari deri në korrik 2025? Përgjigjen me shkrim e mora dje: gjatë periudhës së lartpërmendur, në Komunën e Preshevës janë pasivizuar 174 adresa, ndërsa në Komunën e Bujanocit 26 adresa. Dyshoj se të dhënat për Komunën e Bujanocit janë të sakta (jam në pritje të një përgjigjeje tjetër për ta vërtetuar). Sidoqoftë, në total, brenda 7 muajve, në këto dy komuna me shumicë shqiptare janë pasivizuar 200 adresa. Ajo që po ndodh është racizëm, një spastrim i pastër etnik. U bëj thirrje të gjithë akterëve politikë shqiptarë që të mblidhen për t’u koordinuar dhe për të bashkëvepruar”, thuhet në reagimin e tij./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →