Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Specialja ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

nga Venera Grabanica26 janar 2021

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale ia ka vazhduar masën e paraburgimit Salih Mustafës, ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit.

Në njoftimin publik të Speciales, të publikuar të martën, arsye për vazhdimin e paraburgimit për Mustafën përmenden “rreziku i ikjes”, ai i “ndërhyrjes në proceset gjyqësore” dhe “mundësia e kryerjes së krimeve të tjera”.

Mustafa ishte arrestuar nga Gjykata Speciale më 24 shtator të vitit 2020-të.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →