Gjykata Speciale ka reaguar për heqjen e kollares së Jakup Krasniqit para seancës gjyqësore të hënën.
Në reagimin e Gjykatës është thënë se ka pasur dyshime nëse veshja e Krasniqit është sipas rregullave të paraburgimit.
Sipas shefit të paraburgimit kollarja është e lejuar dhe pasdite ia kanë kthyer Krasniqit.
“Dhomat e Specializuara dëshirojnë të bëjnë një sqarim për ngjarjen e djeshme në lidhje me Krasniqin. Para seancës së djeshme, sigurimi i Speciales i kërkoi Krasniqit ta hiqte kollaren, duke kërkuar sqarime nga shefi i paraburgimit nëse rregullat e paraburgimit që ndalojnë veshje të caktuara do të zbatoheshin në këtë rast. Krasniqit i është kthyer kollarja dje pasdite dhe shefi i paraburgimit ka konfirmuar se bartja e kollares është e lejuar”, thuhet në reagimin e Speciales.











