Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sqaron komuna: Deri në 2 euro për hyrje në qendër

nga B G3 qershor 2026
Sqaron komuna: Deri në 2 euro për hyrje në qendër

Iniciativa për vendosjen taksës për hyrjen e automjeteve në qendër të Prishtinë nga banorët jorezident, ka nxitur valë reagimesh.

Qytetarët në Prishtinë ndajnë mendime të ndryshme.

“Duhet patjetër me e pagu…”, tha një qytetar

“Krejt botën kamionat operojnë veç natën. Nëse është ashtu atëherë në rregull jemi”, u shpreh një qytetar tjetër.

S’ma merr mendja që e liron komunikacionin. Ne e pam që edhe kur u shtrenjtu nafta serish pat kolona komunikacion, njerëzit duhet me lëvizë…”

Për paqartësitë e krijuara rreth iniciativës për taksën rrugore në Prishtinë, flet drejtori i zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në komunën e Prishtinës, Luftar Braha. Sipas tij, rregullorja e re e cila më së largu deri në korrik do të procedohet për votim, parasheh taksë rrugore për automjetet jo rezidente vetëm për qendrën e kryeqytetit, jo më shumë se 2 euro.

“Në këtë fazë pritet që vetëm zona qendër me pasë një taksë për hyrje të veturave që nuk janë në Prishtinë. Taksa keni dëgju edhe kryetarin do të jetë 1 euro ose 2 euro. Taksa për kamiona apo autobusa të vjetër që kur i sheh të duket sikur është termoelektrana e KEK-ut me tym në krejt qytetin për ato do të ketë taksa pothuajse ndëshkuese. Për vetura dhe njerëz do të kenë lëvizje të lirë por thjeshtë për një zonë të qytetit do të taksohen….”, tha Braha për rtv21

Braha shtoi se vendosja e taksës për dy rrugë në qendër të Prishtinës, ka për qëllim shkarkimin e komunikacionit, në kuadër të transformimit urban.

Ai ka paralajmëruar krijimin e një rruge vetëm për autobus dhe taksi.

Taksë rrugore për zonat e qendrës, zbatohet në një numër shtetesh Evropiane, thotë njohësi i qeverisjes lokale Valmir Ilazi.

Megjithatë, sipas Ilazit krahas taksës, qytetarëve duhet tu ofrohen edhe zgjidhje për lëvizje si dhe parkingje periferike.

“Është gjithashtu e rëndësishme të saktësohet se ku do të shkojnë ato taksa. Ku do të shkojnë këto të hyra nga kjo taksë. Qytetarët kanë të drejtë që të presin që ato mjete të investohen për përmirësim të transportit dhe jo vetëm të grumbullohen mjete për komunën dhe të bëhet barrë financiare për qytetarët.”, u shpreh Ilazi.

Përveç taksës rrugore, taksa të reja parashikohen edhe për 41 kategori ekonomike që operojnë në kryeqytet. Ndërsa së shpejti pritet të aplikohet edhe tarifa prej 1 euro për turistët që kalojnë natën në kryeqytet që njihet, si tarifa e akomodimit./RTV21/21Media

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →