Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Stano: Kosova dhe Serbia përgjegjëse për dhunën

nga B G30 maj 2023
Stano: Kosova dhe Serbia përgjegjëse për dhunën

Zëdhënësi i i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se përgjegjëse për dhunën në veri janë Kosova dhe Serbia. Ai ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve se kush i ka sulmuar ushtarët e KFOR-it më 29 maj në Zveçan.

“Përfaqësuesi i lartë është përfaqësues për politikë të jashtme dhe siguri, dhe ai nuk është aty për të konstatuar se kush, kë e ka sulmuar. Ai ka rol për të siguruar që gjithçka të ndërmerret për të ulur tensionet dhe qetësuar situatën. Prandaj, edhe ai po angazhohet për të ulur tensionet. Kjo situatë nuk ka ardhur vetvetiu, por është pasojë e rrethanave dhe zhvillimeve për të cilat janë përgjegjëse të dyja palët”.

30 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë protesës  të së hënës në veri, tre prej të cilëve  janë plagosur nga armët e zjarrit.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →