Starmer: Në Ballkan vihet në provë siguria e kontinentit tonë
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer e përshkroi Ballkanin Perëndimor si “pikën e vështirë” të Evropës, ndërsa hapi bisedimet me udhëheqësit në Londër, të cilat do të përqendrohen kryesisht në mënyrën e përballimit të sfidës së migracionit.
Starmer ka pritur udhëheqës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, ndërsa Mbretëria e Bashkuar kërkon të bjerë dakord për masa të mëtejshme për të ulur numrin e migrantëve që mbërrijnë ilegalisht atje, raporton agjencia e lajmeve PA.
Mbretëria e Bashkuar është në bisedime të vazhdueshme me disa nga vendet për të hapur të ashtuquajturat qendra kthimi, ku vendi Bashkuar mund të dërgojë azilkërkuesit e refuzuar para se të deportohen.
“Rajoni është përshkruar si udhëkryqi i Evropës, por shumë shpesh ka qenë edhe pika e vështirë e Evropës, vendi ku vihet në provë siguria e kontinentit tonë”, tha Starmer.
Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kancelari austriak Christian Stocker ishin gjithashtu të pranishëm në takim, së bashku me ministrat nga Franca, Greqia dhe Italia, si dhe me Kaja Kallas të Komisionit Evropian.









