Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Stoltenberg: Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet në Kosovë

nga Venera Grabanica8 tetor 2023
Stoltenberg: Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet në Kosovë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur për situatën në veri të Kosovës, teksa ka shtuar se situata e tensionuar në Ballkanin Perëndimor po e alarmon NATO-n.

“Situata në Kosovë është shkak për shqetësim të madh”, tha Stoltenberg.

“Dua të them shumë qartë, trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet”, ka thënë ai në një intervistë për “Welt”

Stoltenberg ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet”, ka thënë ai.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →