Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Stomatologët në protestë, kërkojnë vende pune

nga RTV2118 janar 2019

Stomatologët protestuan para ministrisë së Shëndetësisë

Dhjetëra specialistë të Stomatologjisë kanë protestuar para objektit të ministrisë së Shëndetësisë, me ç’rast kanë kërkuar nga kjo ministri të gjejë zgjidhje në aspektin e punësimit.

Mirjeta Berisha, specialiste e Stomatologjisë, ka thënë se është diskriminuese dhe nënçmuese që këta specialistë me 24 vite shkollë të mbesin pa punë e të sillen rrugëve.

Pas një takimi që kishte me këshilltarët politik të ministrit të Shëndetësisë, ajo u ka bërë thirrje gjithë deputetëve që të përkrahin ndryshimet buxhetore dhe të përkrahin ministrin në gjetjen e një zgjidhje.

Ndërsa, Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, ka thënë se janë duke mundur të gjejë një zgjidhje për gjithë këta specialistë. Njëra ndër zgjidhjet sipas tij është që poliklinikat që janë në kuadër komunalë, të barten në kompetencë të ministrisë dhe me anë të kësaj të gjendet një zgjidhje.

Megjithatë, ai ka shtuar se kjo çështje është e lidhur me buxhetin dhe duhet bashkëpunim më të madh në Parlament.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →