Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik: Mbështetja e prodhuesve vendorë

nga B.K20 shkurt 2020

Kurti dhe Zeka diskutuan për prioritetet e Qeverisë në fushën e ekonomisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zv.Kryeministrin Haki Abazi pritën në takim Arian Zekën, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë i cili ishte i shoqëruar nga Tea Blakaj Hoxha, sekretare gjenerale e Qendrës së Arbitrazhit, Anila Sylajn dhe Altin Zogajn.

Në takim u diskutua për prioritetet e Qeverisë në fushën e ekonomisë me theks të veçantë ndihmën për prodhuesit vendorë, nevojën e prodhimeve vendore dhe reciprocitetin ekonomik dhe tregtar.

“Mbrojtja dhe mbështetja e prodhuesve vendorë me ndihmë profesionale dhe mbështetje institucionale është strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik. Kjo bëhet me bashkëpunim të të gjitha aktereve, meqë roli i Odave është shumë i nevojshëm”, thuhet në komunikatën e dërguar./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →