Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Stuhi e fuqishme në Tiranë

nga Kaltrina Berila30 gusht 2025
Stuhi e fuqishme në Tiranë

Kryeqyteti është përfshirë prej disa minutash nga një stuhi e fortë shiu.

Në pamjet nga Tirana, duket se era e fortë ka marrë para karriget e lokaleve dhe sende të tjera.

Po ashtu në disa zona ka pasur edhe thyrje të pemëve.

Në rrugën e Kavajës në Tiranë, për shakak të erës së fortë pemët në anë të rrugës kanë rënë mbi një automjet.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në zonë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.

Reshjet e shiut pritet të jenë intensive deri rreth orës 15:00./oranews

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →