Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Subvencionet në bujqësi, Peci: Po e vazhdojmë përkrahjen

nga Venera Grabanica6 janar 2023
Subvencionet në bujqësi, Peci: Po e vazhdojmë përkrahjen

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në një konferencë për media ka njoftuar për strategjinë e vitit 2023 për pagesat direkte dhe subvencionet në bujqësi.
Peci ka thënë se është shënuar rritje në eksportin e produkteve bujqësore në 44 për qind.

“Po e vazhdojmë përkrahjen për kulturat, si gruri në vlerë prej 474 euro, misri 329 euro, patatja 654 euro, fasulja 654 euro për hektarë. Kulturat pemëtare subvencionohen me 504 euro për hektarë, perimet në sipërfaqe të hapur 554 euro, perimet në sipërfaqe të mbyllur 904 euro për hektarë. Këtë vit pagesat direkte për farën e grurit përveç pagesës për sipërfaqe, plehërimin artificial, naftës, do subvencionojmë edhe me 4 centë për kilogram kështu që vlera përkrahjes për kultivuesit e farës së grurit do jetë 614 euro”, ka thënë Peci.
Ministri i Bujqësisë, ka thënë se për herë të parë po përkrahin edhe kulturën e gështenjës, ndërsa foli edhe për kultura të tjera./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →