Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Suedia bëhet anëtare e NATO-s sot

nga Venera Grabanica7 mars 2024
Suedia bëhet anëtare e NATO-s sot

Pas dy shekujsh mos-angazhimi dhe dy vitesh diplomaci torturuese, Suedia të enjten bëhet anëtarja e 32-të e NATO-s.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson po viziton Uashingtonin, ku Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të marrë me ceremoni dokumentet e ratifikimit pas betejës së vështirë për të siguruar dritat jeshile të nevojshme nga të gjithë anëtarët e NATO-s, shkruajnë mediat e huaja.

Kristersson gjatë ditës të marrë pjesë në fjalimin vjetor të Presidentit Joe Biden, i cili po përpiqet të bindë Partinë rivale Republikane që të miratojë ndihmën e re për Ukrainën.

Flamuri blu dhe i verdhë-artë i Suedisë pritet të ngrihet të hënën në selinë e Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Bruksel./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →