Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Sulm masiv me thikë në Kanada, ka viktima e të lënduar

nga Venera Grabanica4 shtator 2025
Sulm masiv me thikë në Kanada, ka viktima e të lënduar

Të paktën një person ka vdekur dhe të paktën gjashtë të tjerë janë lënduar në një sulm masiv me thikë në Kanada.

I dyshuari vdiq gjithashtu në sulmin e sotëm në një komunitet në provincën Manitoba, sipas Policisë Mbretërore Kanadeze.

Incidenti ndodhi në Hollow Water First Nation, rreth 200 kilometra në verilindje të qytetit Winnipeg.

Tetë persona u transportuan në spitalet lokale, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Pak detaje mbi incidentin janë aktualisht të disponueshme. Në një letër drejtuar banorëve të postuar në internet, kreu dhe këshilli i Hollow River shprehën ngushëllimet e tyre për ata që “prekur nga kjo tragjedi”.

Komuniteti Anishinaabe ka një popullsi të vogël prej disa qindra njerëzish. Sulmi ndodhi në përvjetorin e tretë të një sulmi masiv me thikë në James Smith Cree Nation dhe fshatin e afërt Weldon, në provincën Saskatchewan, në të cilin u vranë 11 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. I dyshuari për sulmin vdiq pak pasi policia e arrestoi pas një kërkimi treditor.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →