Avokati Arianit Koci ka deklaruar se dje në një qendër tregtare në Prizren është sulmuar një familje rome.
Ai ka thënë se sipas informacioneve nga një deputet i Kosovës, shkas për sulm nga ana e sigurimit të qendrës, ka qenë vendosja e maskës.
“Ky është sulmi brutal ndaj një familje rome, dje në një qendër tregtare në Prizren. Sipas një deputeti të Republikës së Kosovës, shkas për sulm nga ana e sigurimit të qendrës, paska qenë vendosja e maskës. Prindërit dhe vajza e 11 vjeqare, e kanë pasur maskën. Djali jo”, ka njoftuar Arianit Koci.
Arianit Koci ka shkruar në Facebook se deputeti ka njoftuar se sigurimi i qendrës e ka sharë personin, derisa ka vazhduar me rrahje e kërcënime.
“Gjithnjë sipas deputetit, sigurimi e sulmon njërin prej familjarëve fizikisht, në prani të familjes- për shkak të mos pasjës së maskës, duke e sharë: “Ta q… magjupin e nanës”. Sulmuesi ka vazhduar me rrahje dhe kërcënime serioze. Tre persona janë arrestuar, dy prej të cilëve (romët, babë e bir), janë liruar pas disa orësh. Vajza 11 vjeqare është e traumatizuar”, ka njoftuar avokati.
Koci ka theksuar se pjesëtari i sigurimit dhe kjo familje rome, njihen dhe jetojnë në pjesën e njejtë të qytetit.
Video është publikuar në Facebook nga avokati Arianit Koci./21Media










