Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Sulmet ruse në Ukrainën qendrore, raportohet për viktima

nga Venera Grabanica5 dhjetor 2022
Sulmet ruse në Ukrainën qendrore, raportohet për viktima

Sulmet ruse goditën qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih herët në mëngjesin e së hënës. Raportohet se nga këto sulme një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën pasi
“Tri raketa goditën një ndërmarrje industriale, duke vrarë një punonjës dhe duke plagosur tre të tjerë, të cilët u dërguan në spital dhe vlerësohet se janë në gjendje të qëndrueshme”, tha Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, në një postim në Telegram të hënën.

Në qytetin e Zaporizhzhias, infrastruktura industriale dhe energjetike u godit dhe një biznes privat u dëmtua, tha të hënën në Telegram zyrtari i Zaporizhzhia, Anatoliy Kurtev./21Media
ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →