Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

“Sulmi amerikan në Siri ishte një gabim“

nga Egzona Mehmeti9 prill 2017

Lideri iranian tha se sulmi amerikan në Siri ishte gabim strategjik

SHBA-ja ka kryer një gabim strategjik duke sulmuar Sirinë, deklaroi lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Khamenei duke iu referuar sulmit amerikan kundër një baze ushtarake të regjimit të Damaskut, theksoi agjencia zyrtare e lajmeve “Irna”.

Në luftën që ka shkatërruar Sirinë, Irani mbështet regjimin e Bachar al-Assadit dhe ka dënuar disa herë sulmin amerikan të kryer të premten pas një sulmi kimik të dyshuar që shkaktoi dhjetëra të vdekur në një lokalitet rebel.

“SHBA-ja ka kryer një gabim strategjik”, deklaroi ajatollahu, Ali Khamenei në pritje të zyrtarëve ushtarakë të vendit.

“Republika islamike nuk do ta braktisë terrenin përballë kërcënimeve”, deklaroi ai.

Duke iu referuar informacioneve SHBA-ja ka dashur, me sulmin kundër Sirisë, të tregojë se mund të sulmojë dhe vende të tjera, përfshirë këtu Iranin. “Ish-zyrtarët amerikanë kanë krijuar ISIS-in dhe drejtuesit aktualë e riforcojnë”, shtoi Khamenei.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →