Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Sulmi në Kremenchuk, 18 të vdekur, 36 të zhdukur

nga Egzona Mehmeti28 qershor 2022

Të paktën 18 persona u vranë pas sulmit me raketa në qendrën tregtare Amstor në Kremenchuk, Ukrainën qendrore.
Nga rreth 1000 njerëz që Presidenti Zelensky tha se ishin brenda qendrës tregtare në kohën e sulmit, të paktën 36 besohet se janë të zhdukur dhe 25 janë në spital, citon Reuters Dmytro Lunin, guvernatorin e Poltava-s.
Autoritetet vlerësojnë se mund të ketë qenë diku midis 200 dhe 1000 njerëz brenda qendrës tregtare kur ajo u vu në shënjestër. Shumë prej tyre arritën të iknin në një strehë aty pranë, por të tjerët mbetën të bllokuar në ndërtesë, sugjerojnë raportet, shkruan BBC.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →