Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Sulmi raketor rus vret të paktën 2 persona në rajonin Poltava të Ukrainës

nga Kaltrina Berila28 gusht 2023
Sulmi raketor rus vret të paktën 2 persona në rajonin Poltava të Ukrainës

Të paktën dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse në një fshat në rajonin qendror të Poltava të Ukrainës, tha të hënën një zyrtar i lartë ukrainas.

Andrii Yermak, kreu i zyrës së Presidentit ukrainas, tha se sulmi shkaktoi një shpërthim në një fabrikë nafte në fshatin Hoholeve.

Zyrtarët lokalë thanë se operacionet e kërkimit dhe heqja e rrënojave janë duke vazhduar.

Rusia nisi sulmet në të gjithë Ukrainën gjatë natës, duke vrarë të paktën një person tjetër në rajonin jugor të Khersonit dhe duke dëmtuar shtëpitë dhe infrastrukturën në Kryvyi Rih dhe Nikopol aty pranë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →