Një person është sulmuar me thikë këtë të shtunë në Parkun e Mitrovicës.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Sot, rreth orës 10:10, është raportuar se në parkun e qytetit në Jug të Mitrovicës, një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjeti të mprehtë”, ka thënë Zahiti.
Tutje ai ka njoftuar se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin./21Media











