Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar dhe kanosur dy gra.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të hënën në Prishtinë, më 2 qershor.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe sulmuar dy viktimat femra kosovare. Po ashtu i dyshuari gjatë incidentit ua ka dëmtuar edhe derën e banesës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.











