Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sulmoi policët gjatë arrestimit, arrestohet 21-vjeçari në Kaçanik

nga Kaltrina Berila1 korrik 2025
Sulmoi policët gjatë arrestimit, arrestohet 21-vjeçari në Kaçanik

Një 21-vjeçar me inicialet B.M. është arrestuar në Kaçanik, pasi ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë tentativës për ta arrestuar.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 30 qershor rreth orës 23:00, në rrugën “Vëllezërit Çaka”.

Sipas policisë, i dyshuari ka rezistuar ndaj urdhrit për arrestim dhe ka goditur me shqelma policët në këmbë.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ai ka pranuar veprën penale dhe ka konfirmuar se posedonte dy thika, të cilat janë gjetur në veturën e tij.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore dhe ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit B.M, 21 vjeç, për 48 orë”.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →