Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Sulmuesi spanjoll nuk pritet të vazhdoj me Juventusin

nga Miranda Beqaj25 dhjetor 2021

Sulmuesi spanjoll Morata pritet që të largohet nga stadiumi ”Allianz” këtë verë, dhe mbetet të shihet nëse skuadra e tij Atletico Madridi do ta mbajë atë apo ta shes te skuadrat e interesuara në shërbimet e tij.
Gjigandi italian Juventus nuk pritet që ta bëjë huazimin e Alvaro Moratas si transferim permanent.
Sulmuesi spanjoll momentalisht është në vitin e dytë të huazimit dy-vjeçar nga Atletico Madridi te ”Zonja e Vjetër”, dhe deri tani në këtë sezon ka arritur të shënojë shtatë gola.
Por, këto shifra mund të mos jenë të mjaftueshme sa duhet për të bindur krerët e Juventusit që ta paguajnë dëmshpërblimin prej 35 milionë eurosh drejt Atletico Madridit.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →