Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

​Super derbi sot mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës

nga B G6 mars 2024
​Super derbi sot mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës

Sfida kryesore e xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Me fillim nga ora 19:00 Sigal Prishtina do të përballet me liderin e tabelës, Trepçën.

Këto dy skuadra së fundi u përballën në Gjakovë në finalen e Kupës, ku fituan mitrovicasit.

“Xehetarët” janë liderë me 20 fitore e dy humbje, derisa bardhekaltrit renditen në vendin e tretë me 14 fitore e tetë humbje. Mitrovicasit kanë 15 fitore radhazi në elitë, derisa kanë fituar tri takimet në Superligë ndaj prishtinasve në këtë edicion, që kërkojnë titullin e kampionit.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe KB Peja, e cila e pret në shtëpi Proton Cable Prizrenin.

19:00 Peja – Proton Cable Prizreni

19:00 Sigal Prishtina – Trepça

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →