✨ Showbiz
Super performancë nga Ledri Vula, momenti me Dua Lipën ‘thyen’ rrjetin
nga Venera Grabanica3 gusht 2025
Mbrëmja e dytë e Sunny Hill Festival solli një atmosferë elektrizuese në Prishtinë, dhe një nga momentet më kulmore të natës ishte padyshim performanca e reperit të njohur dhe shumë të dashur për publikun, Ledri Vula.
Pas performancës së tij, Ledri publikoi një fotografi me yllin botëror, Dua Lipa, e cila është organizatore e festivalit së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën. Në përshkrimin që shoqëronte foton, Ledri shprehu falënderime për Dua Lipën, për faktin që ajo është shqiptare.
“Faleminderit që je shqiptare,” shkroi Ledri në Instagram, teka ka pranuar komente të shumta nga ndjekësit e dyshës së njohur.











