Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me vetëm një ndeshje

nga Miranda Beqaj18 dhjetor 2021

Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me xhiron e 14 të sezonit 2021/22, ku në program është vetëm një ndeshje.
Me fillim nga ora 16:45 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Skënderbeut dhe Kastriotit.
Në xhiron e fundit, Skënderbeu pësoi humbje me rezultat 2:0 kundër Vllaznisë, kurse Kastrioti shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër skuadrës së Egnatias.
Momentalisht, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara të dy skuadrat i ndajnë vetëm tre pikë në tabelë, ku Skënderbeu zë vendin e tetë në tabelë me gjithsej 11 pikë, në krahasim me Kastriotin që pozicionohet i fundit me gjithsej tetë pikë të tubuara.
16:45 Skënderbeu – Kastrioti (Stadiumi i Skënderbeut)/Kp

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →