Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Superliga vazhdon me derbi të madh në Rahovec

nga Kaltrina Berila1 mars 2024
Superliga vazhdon me derbi të madh në Rahovec

Prej të premtes deri të dielën në program janë ndeshjet e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Derisa të premten (18:30), Kastrioti është favorit i madh ndaj Vushtrrisë, dhe të shtunën (15:00), Prishtina është favorite e madhe ndaj Deçanit, të dielën prej orës 19:00 tifozët e hendbollit i pret kryendeshja mes Rahovecit dhe Besa Famgasit. Ky superderbi zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Pritet ndeshje e fortë dhe dramatike deri në fund. Rahoveci është në seri impresive prej 17 fitoreve. Udhëheq në tabelë me 34 pikë.

Kampionia në fuqi, Besa Famgas, është e dyta me 28 pikë. Ka 14 fitore e tri humbje. Dy prej humbjeve ia ka shkaktuar Rahoveci. Por që të dy ndeshjet ishin shumë të forta dhe u vendosën në aksionet e fundit.

Në kuadër të xhiros së katërt, më 9 shtator, Rahoveci kishte fituar si nikoqir me rezultatin 34:33. Në kuadër të xhiros së 11-të, më 26 nëntor, “vreshtarët” kishin fituar në Pejë me rezultat 29:27, ndonëse Besa ishte duke udhëhequr 15:13 pas pjesës së parë.

Rrjedha e dy ndeshjeve të kaluara garanton superderbi edhe të dielën mbrëma.

Ndeshja mes Trepçës dhe Vëllaznimit është shtyrë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →