Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Suspendimi i drejtorit rajonal të Mitrovicës në Veri, reagon Serbia

nga Egzona Mehmeti3 nëntor 2022

Drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, pas suspendimit të Drejtorit Rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, ka deklaruar se Kosova e ka marrë vendimin për suspendimin e Gjuriqit, vetëm për shkak se ai ka qëndruar në mbrojtje të serbëve.
“Albin Kurti mori vendimin për shkarkimin e Gjuriqit, vetëm sepse ai u ngrit në mbrojtje të popullit serb në Kosovë”, tha Petkoviq në një konferencë për media, shkruan Tanjug.
U.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së, sot ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës në Veri, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare. Siç ka informuar Policia, suspendimi i tij është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës dhe rekomandimit të IPK-së./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →