Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sveçla: I bëjmë thirrje Beogradit që të tërhiqet nga aktet kriminale dhe terroriste

nga R24 qershor 2023
Sveçla: I bëjmë thirrje Beogradit që të tërhiqet nga aktet kriminale dhe terroriste

(lajm në përditësim)


Sveçla: I bëjmë thirrje Beogradit që të tërhiqet nga aktet kriminale dhe terroriste

Ministri Xhelal Sveçla i ka bërë thirrje Beogradi zyrtar që të tërhiqet nga aktet kriminale, të cilat sipas tij tani janë bërë edhe terroriste.

Sveçla po ashtu i bëri thirrje shtetit fqinjë që të ndaloj tentativat dhe dëshirën për eskalim dhe të situatës në veri.

“I bëjmë thirrje Beogradit zyrtar që të tërhiqet nga këto akte kriminale e tash edhe terroriste dhe të ndalojë tentativat dhe dëshirën për eskalim të situatës në vendin tonë”, tha Sveçla.

Ministri tha se bandat në veri janë shndërruar në organizata terroriste, njofton rtv21.tv.

Sa i përket konfiskimit të veturës me shumë municione në Zveçan, Sveçla tha se institucionet shmangën një sulm të planifikuar terrorist ndaj Republikës së Kosovës.

Sveçla: Do të kërkoj nga Qeveria që dy organizata në veri të shpallen terroriste

Ministri Sveçla ka thënë se në ditët në vijim do të bëj kërkesë në Qeverinë e Kosovë që organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Severna Brigada” të shpallen terroriste.

“Ditëve në vijim, unë do të kërkoj nga qeveria e Kosovës që organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Severna Brigada” të shpallen terroriste, me çka lufta ndaj këtyre organizatave do të jetë edhe më efikase”, tha Sveçla në konferencën e jashtëzakonshme për media.


Sveçla: Vetura me armatime në Zveçan është e shoqërisë aksionare “Hekurudhat e Serbisë”

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se vetura në të cilën mbrëmë u gjend sasi e madhe e armatimeve në Zveçan, është në pronë të një ndërmarrje publike shtetërore në Serbi, shoqërisë aksionare ”Hekurudhat e Serbisë”.

Sveçla po ashtu tha se granatet e konfiskuara janë prodhim serb i viti 2021, njofton rtv21.tv.

“Është e qartë se kush qëndron pas përpjekjeve të sulmeve. Granatat e dorës janë prodhim serb i vitit 2021, nuk janë armë që kanë mbetur nga lufta, por janë të furnizuara drejtpërdrejt nga ushtria e Serbisë”.

“I bëjmë thirrje Beogradit zyrtar që të tërhiqet nga këto akte kriminale e tash edhe terroriste dhe të ndalojë tentativat dhe dëshirën për eskalim të situatës në vendin tonë. Gjithashtu i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që të dënoj sjelljen e dhunshme e terroriste”, deklaroi Sveçla. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →