Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sveçla i thotë lamtumirë gjeneralit Jorg Ruter

nga Kaltrina Berila5 prill 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim lamtumirës Drejtorin e NATO-s Advisory and Liaison Team (NALT) Gjeneralin Jörg Rüter në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë si dhe pasardhësin e tij, Gjeneralin Joachim Hoppe.
Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi Gjeneralin Jörg Rüter për bashkëpunimin në avancimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, si dhe i uroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme duke e siguruar se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe më tutje me Gjeneralin Joachim Hoppe.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rolin e NALT-it në mbështetje të institucioneve, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë.
Në fund të takimit ministri Sveçla shprehu përkushtimin e tij maksimal që në koordinim dhe bashkëveprim me aleatët, të ofrojë siguri për të gjithë vendin, qytetarët tanë dhe të shtyjnë përpara aspiratat e shtetit tonë në integrimin euro atlantik./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →